Edith Harxhi zbulon hapin e radhës të Kuvendit të Berishës: Mbledhjet do i zhvillojmë në selinë e PD

schedule14:36 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 14:36 - 11 Dhjetor, 2021

Edith Harxhi e cila u zgjodh sot anëtare e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike që do të jetë në funksion deri në datë 22 Mars ka deklaruar se hapi i radhës pas Kuvendit Demokrat do të jetë rikthimi në selinë e PD.

Ajo tha për gazetarin e ABC Juxhin Mustafaraj se mbledhjet e këtij komisioni do të zhvillohen pikërisht në PD . Harxhi u shpreh se më 18 Dhjetor nuk do të ketë Kuvend të dytë të Partisë Demokratike pasi sipas saj vendimet e marra nga partia e drejtuar nga Basha janë shfuqizuar sot me votën e delegatëve.

https://youtu.be/9fkCWTAfJuM

“Unë ndihem po aq pro amerikane dhe e dashuruar me Amerikën sa kam qenë gjithmonë. Secili prej nesh ka bindjet e veta. Ajo që dua të them është se ka ardhur momenti që nuk duhet të mbinatyralizojmë njerëzit. Shtetet kanë rolin e tyre për të pasur një afërsi. Kjo afërsi nuk do të shuhet kurrë dhe do të qëndrojë në piedestalin e hierarkisë. Pyetjes suaj si do i imponohemi Partisë Demokratike do i përgjigjem që ne jemi Partia Demokratike. Vendimet do të hyjnë në fuqi menjëherë.

 Do ketë një regjistrim të statutit. Ndihem e nderuar që jam anëtare e komisionit të rithemelimit. Kam qenë 18-vjeç kur është themeluar Partia Demokratike. Mendoj që ditët e ardhshme do mblidhemi si komision. Mbledhja do zhvillohet në shtëpinë tonë. Në Partinë Demokratike. Ky kuvend sot ka vendosur të hedhë poshtë vendimet e marra nga kryesia e partisë disa javë më parë edhe për të ashtuquajturin kuvend të datës 28 Dhjetor. Për mua ka rëndësi vazhdimësia e këtij procesi.

E para referendumi  në datën 18. E dyta është më pas përgatitja e kuadrit të brendshëm për zgjedhjet në PD që do vazhdojnë nga baza e deri lart. Ky program politik do jetë krejtësisht konservator. Komisioni ka marrë të gjitha funksionet. Për mua ka rëndësi legjitimetit i shumicës. Kështu që legjitimiteti i shumicës është ajo që fiton në fund. Nuk do ketë kuvend në datë 18. Ranë disa vendimet e kryetarit që ishte në detyrë deri para disa orësh. Ne do të shohim si do të vijojmë me çështjen e listave dhe problematikën”, tha Harxhi. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!