Edita Tahiri-Kurtit: Keni marrë vota për të zgjidhur problemet e jo për të fajësuar qeveritë e kaluara

schedule14:03 - 26 Dhjetor, 2021

schedule 14:03 - 26 Dhjetor, 2021

Ish-kryengociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit ia hodhi fajin qeverive të kaluara për problemin aktual me krizen energjetike në vend.

Edita Tahiri ka thënë se qeveritë janë për të zgjidhur problemet sepse për këtë janë votuar dhe jo për t’i fajësuar pushtetet e kaluara.

“Qeverite jane per te zgjidhur problemet sepse per kete pune kane marre votat, dhe jo per te fajesuar qeverite e kaluara…”, ka shkruar Tahiri në Facebook, transmeton Express.

Teksa ka mbajtur fjalim në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, kryeministri Albin Kurti foli edhe për krizën energjetike në vend. Për këtë Kurti ia hodhi fajin qeverive të kaluara, duke u shprehur se e kanë lënë Kosovën në terr.

Kurti tha se e kanë gjetur shtetin përtoke që gjakonte në të gjitha anët “e tërësisht i papargatitur për sfidat e shekullit 21”.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se për krizën energjetike në vend ndjehet i frustruar njësoj sikur qytetarët.

“Unë e kuptoj frustrimin e qytetarëve me mungesën e energjisë elektrike, më besoni se edhe unë jam i frustrutar, por le të jetë ky një rikujtim për gjendjen në të cilën ata që qeverisën për dy dekada na lanë shtetin sepse si njerëz të territ që ishin që punët i bënin natën e larg syrit të qytetarëve ata s’kishin se si ta lenin Kosovën ndryshe pos në terr, por ajo epokë ka përfunduar. Rrugëtimi që kemi filluar së bashku është me plot sfida por do të na dërgojë në ditë më të mira”, ka thënë ndër të tjera Kurti. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!