Edinson Cavani është larguar nga Manchester United si lojtar i lirë dhe tani kërkon të luajë në një nga ligat kryesore në Europë dhe të marr minuta në prag të Kupës së Botës në Katar.
Uruguaiani raportohet se është vetëofruar te skuadra e Rayo Vallecano, ku luan edhe mbrojtësi i Shqipërisë Ivan Balliu.
Spanjollët gjithsesi e kanë të vështirë ta afrojnë uruguaianin, pasi ai ka pretendimet e veta në aspektin financiar.
Cavani kërkon 4 milionë euro në sezon, një shifër që për Rayo Vallecano konsiderohet e lartë.