Edicioni Veror zbulon kalanë e humbur të Borshit

schedule19:41 - 24 Gusht, 2018

schedule 19:41 - 24 Gusht, 2018

Në këtë puntatë, Edicioni Veror vizitoi kalatë e Borshit. Nëpërmjet rrugëve aspak të rehatshme, kamera jonë arriti në kodrën ku kanë qenë dikur kalatë. Nga aty vihej re prania e një fushëpamjeje vërtet të gjerë.

https://youtu.be/QmxiO9fuhO8

U njohëm dhe me zotin Ridvan, të parin e zonës përreth, i cili shpjegoi se kalaja të cilën Edicioni Veror vizitoi, i kishte fillesat e saj pas erës së re dhe më pas nuk dihet më tej se përse është rrënuar plotësisht. Për këtë duhen bërë gërmime arekologjike të mëtejshme. Vendndodhja e tanishme ishte qendra e ish-koperativës bujqësore të Borshit. Kjo zonë kishte resurse si nga ana gjeografike po ashtu dhe nga ana historike. Për shkak të gjendje së shumë objekteve të kultit, sugjerohet që arkeologët ti kthejnë sytë nga Borshi për të gërmuar pasuritë e tij.

E veçanta e këtij udhëtimi ishte vëzhgimi i një rrënoje që akoma nuk ishte deshifruar nësë ishte mbetje e ndonjë kishe apo kështjelle. Gjithashtu u bë një takim me Adi Boçin, kryetar i njësisë administrative të Borshit, i cili na tregoi se shqiptarët ishin më së shumti të tërhequr vetem nga plazhi dhe jo nga pjesë të tjera arkeologjike. Ai premtoi se në vijim do të krijohej një gusht festiv nëpër vijën bregdetare me aktiviete nga më të shumtat. Edicioni Veror u informua se Borshi ka një qytetrim 3000-4000 vjeçar. Adi Boçi na rrëfeu se në Borsh gjithashtu mund të gjesh edhe çmime të arsyeshme për një familje dhe jo vetëm abuzimet që propagandohen në media. Lajmi i mirë ishte se tashmë ishte vënë në zbatim ndërtimi i një rruge që lidh bregdetin magjepsës të Borshit me qytetin e Tirnës, duke na joshur akoma më shumë që të vizitojmë këtë zonë pa u munduar si më parë./abcnews.al