Edicioni Veror 15 gusht 2018

schedule08:06 - 16 Gusht, 2018

schedule 08:06 - 16 Gusht, 2018

Edicioni Veror i kësaj të mërkure ka sjellë për shikuesit prapaskenat e natës së dytë të “Sunny Hill Festival” ku yjet e hip-hopit pushtuan skenën. Për herë të parë pas 18 vitesh larg Kosovës, në skenën e festivalit që u mbajt këtë fundjavë në Prishtinë, performoi reperi nga Drenica, Gashi, i cili ka nënshkruar kontratë me kompaninë muzikorë të Jay Z.

Një tjetër emër kryesues i “Sunny Hill Festival”, Action Bronson apo Arjan Asllani elektrizoi atmosferën duke dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm.

Më pas kamera e Edicionit veror është ndalur në librarinë e Drimadhes ku e cila është rinovuar totalisht dhe është shndërruar në një klub leximi për pushuesit. Këtu u ndëshëm edhe me kreun e PDK-së Nard Ndoka i cili zbuloi për pushuesit se po shkruan jetëshkrimin e tij.

“Për çdo njeri që ka pasur një rol, jam disa herë i zgjedhur në parlamentin e Shqipërisë, kam drejtuar ministrinë e shëndetësisë, janë disa gjëra që mendoj se i kam bërë mirë, pse të mos jenë të shkruajtura diku, qoftë edhe si dokument familjar. Kam shkruar faqet e para. Mendja është gjë e madhe, librat ta pasurojnë”.

Edicioni veror ka vijuar më tej me një seancë Pilates, të zvilluar në gjiret e fshehura të Drimadhes, ku gjatë rrugës hasen edhe plazhistë nudo. /abcnews.al