Edicioni Veror 14 gusht 2018

schedule08:09 - 15 Gusht, 2018

schedule 08:09 - 15 Gusht, 2018

Edicioni veror i 14 gushtit ka sjellë momentet më pikante të prapaskenës së Sunny Hill Festival në një përmbledhje të detajuar. I pranishëm në këtë festival gazetari Eni Shehu solli për publikun emocionet, rrëfimet dhe ndjesitë e natës së parë të këtij festivali, që u zhvillua në Gërmi të Prishtinës.

Në natën e parë ka performuar ylli ndërkombëtar Dua Lipa.

Ekipi i Televizionit Klan që ka edhe ekskluzivitetin e këtij festivali që sjell në Kosovë këngëtarë të njohur të huaj dhe shqiptarë ishte aty për të ndjekur një nga festivalet që premton të kthehet më i rëndësishmi në Rajonin e Ballkanit.

Më tej puntata e këtij edicioni ka vijuar me aventurën e gazetares Fjorda Llukmani me kanoe nga Jala te Gjiri i Akuariumit,  i cili është një nga destinacionet më të bukura afër Jalës, i arritshëm si nga toka dhe nga deti. Por ajo që mbetet shqetësim për këtë destinacion është pjesa e mbeturinave, që turistët i lënë ngado. /abcnews.al

https://youtu.be/OSxBZ80wweg