Edicioni Veror 11 gusht 2018

schedule16:48 - 13 Gusht, 2018

schedule 16:48 - 13 Gusht, 2018

Edicioni Veror i 11 gushtit ka nisur ndryshe me nga koktejlet e përgatitura për pushuesit nga Defi për fundjavën.

I ftuar në Edicionin Veror ishte edhe Young Zerka ose e thënë ndryshe “Xhamajkani nga Korça”. Në  një sfond fantastik në Llaman dhe me festa plot me shkumë, ai tregoi për ne kuptimin e emrit të tij dhe fillesat e karrierës në Shqipëri pas kthimit nga Anglia.

Zerka foli dhe për projektin më të ri të quajtur “Anna”, një eksperiment për të në një stil ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim deri më tani.

Këngëtari u shpreh se me këtë këngë ai po sjell dhe një risi në tregun shqiptar me një rrymë e cila është tashmë e famshme në Brazil. Ai gjithashtu tha se nuk u kushton rëndësi klikimeve të pakta në You Tube. Me padurim priten edhe 8 këngët e tij reja, të cilat Zerka i ka paralajmëruar me fshirjen e çdo postimi nëpër rrjetet sociale. Duket se drejtimi i ardhshëm është tek bashkëpunimet me këngëtarë francezë.

Edicioni Veror u bë dhe miku më i ri mediatik i këngëtarit. U diskutua edhe marrëdhënia me këngëtaren Ronela Hajati, ku pavarësisht thashethemeve romantike ai akoma shprehet se janë një çift i mirë kolegësh. Young Zerka premtoi se gjithmonë do ti qëndrojë besnik origjinalitetit të tij, duke sjellë produkte sa më të mira për publikun.

Në këtë puntatë të Edicionit Veror u trajtua dhe iu sugjerua teleshikuesve edhe disiplina Zumba nga “Repeat”.

“Ka lindur nga palestra, ngelet te palestra. Ne këtu e kemi në plazh dhe disiplina jonë do jetë shumë e mirë. Është një disiplinë funny, lëvizje aerobike, argëtim, muzikë, kërcim. Ka orarin e vet, që është një orë. Zumba lindi nga Kolumbia, në 1991 dhe pastaj ka kaluar në Amerikë, ai që e ka shpikur quhet Pedo Perez”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!