Edicioni i XV i “Takim mes botëve”/Drejtoresha ndan risitë e festivalit: Aktivitet i hapur për publikun

schedule09:31 - 3 Korrik, 2024

schedule 09:31 - 3 Korrik, 2024

Festivali “Takim mes botëve” do të mbahet më 6 korrik në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, ku do të dëgjohen tingujt e lirës së lashtë të Olimpit. Ndërsa, do të vazhdojë deri më 26 korrik te Piramida me ‘podkastet’ dhe filmin dokumentar grek “Agones, ringjallja e një miti”.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, drejtoresha e Argjiro, Ilda Mara ka ndarë detajet e këtij aktiviteti, duke zbuluar se do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët.

Ajo ka theksuar se është një iniciativ e Ambasadës Francezë në bashkëpunim me greken.

“Në Apoloni kemi aty ku muzika takon antikitetin, ky është lajkmotivi i këtij edicioni.

Lojërat olimpike dhe antikiteti fillojnë ditën e shtunë në Apoloni. Në darkë do të kemi tre artistë grekë që punojnë të promovojnë instrumentet që janë përdorur në lashtësi. Është një iniciativ e Ambasadës Francezë në bashkëpunim me greken.

Është një aktivitet i hapur për publikun, pa bileta. Është për të gjithë publikun dhe ky është qëllimi që ne kemi këtë vit”, u shpreh Mara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!