Ka nisur edicioni i tretë i Festivalit Teatror “Hapat”, i cili promovon skenën e pavarur artistike. E ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, drejtoresha artistike, Ada Ruçi ka zbuluar se janë pjesë 11 produksionet më të mira të fondit të Teatrit për të rinj.
Ndërsa, regjisori shkodran, Gert Palali ka thënë se këtë vit vjen me një shfaqje kushtuar jetës, të cilën e kanë dhënë dhe në shumë gjimnaze të Tiranës dhe Shkodrës.
“Hapat është faza e përfundimtare e një projekti nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Bëhet fjalë për ata të rinj që kanë mbaruar studimet për një nga fushat e artit dhe kërkojnë një fond”, u shpreh Ruçi.
“Unë vij me një shfaqje, që në dukje flet për vdekjen, pasi në skenografi është me arkivol, por në thellësi flet për jetën. Është e shkruar nga një autor shkodran i ri, Suad Arilla dhe ka pasur shumë sukses. Kemi lëvizur dhe në disa gjimnaze në Tiranë dhe në Shkodër. Edhe te edicioni i dytë kam qene me një tjetër shfaqje ‘Qorri’, që po ashtu kemi lëvizur ne gjimnaze”, tha Palali./abcnews.al