Ledina Cobani, flautiste, Andrea Manco, flauti i parë i orkestrës “La Scala” dhe Salvatore Lombardi, presidenti i Shoqatës së Flautistëve italianë të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, folën për edicionin e dytë të “Masterclas Flaut” që u zhvillua dje në Tiranë.
Po ashtu koncerte do të ketë edhe mbrëmjen e kësaj të hëne, ku do të performojë orkestra e re e flauteve.
Pjesë nga intervista:
Çobani: Dje filluam Materclassin, kishte një impakt më të madh se vitin e kaluar.
Manco: Për mua është hera e parë që vij në Shqipëri. Jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu dhe shpresoj që të kthehem.
Lombardi: Nuk më duket sikur flauti është në krizë, përkundrazi.
Çobani: Ne jemi në rrugën e duhur. Kam marrë si shembull mentorin tim, Lombardin. Pjesëmarrja në Masterclass-et në Itali më bëri të mendoja që pse të mos e propozoja në Shqipëri. Mbrëmë u zhvillua koncerti i maestrove, sonte do të jetë orkestra e re e flauteve në koncertin e parë. Paolo Toti, po bën një punë shumë të madhe për këtë koncerte. Do të jenë 20-23 flautiste në sallë.
Lombardi: Janë lloje të ndryshme flautesh. Në këtë rast s’do kemi gjithë familjen e flauteve, por strukturën. Kemi hedhur farën e orkestrës së flautit dhe kur të kthehemi do e kemi më të zhvilluar.
Macno: Ëndrra për flautin ka lindur që fëmijë, edhe babai im është muzikantë dhe më ka ndihmuar shumë. Në “La Scala” kemi tre violiniste nga Shqipëri. /abcnews.al