Kryeqyteti do të mirëpresë sot për të katërtin vit radhazi Maratonën e Tiranës. Për të marrë në garë janë regjistruar pjesë mbi 2500 vrapues nga 42 shtete të botës
Numri në rritje i pjesëmarrësve ndër vite është një tregues i mirë që ky konkurs është bërë i dëshirueshëm për qytetarët e Tiranës dhe më gjerë.
Edicioni i 4-të i këtij eventi, i cili tani është një traditë, organizohet me miratimin e Federatës Botërore e Atletikës, duke dhënë besueshmërinë e një veprimtarie ndërkombëtare dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Atletikës.
Gara do të zhvillohet në 3 kategori;
1.Gjysmë Maratona (21 km)
2.Tirana 10K
- “Edhe Ne”.
Dje , një ditë para garës së madhe , u organizua “Fun Run”, një garë mes nxënësve të shkollave të mesme të Tiranës.
Itineraret, të miratuara nga IAAF – Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës, do të përshkruajnë pikat më tërheqëse të qytetit, në mënyrë që gara të mos jetë vetëm sfiduese, por edhe argëtuese.
Çmimet për fituesit do të jenë mjaft joshëse, duke e kthyer garën në një sfidë!
Ajo që bën të veçante është itinerari panoramik dhe pjesëmarrja e disa sportistëve profesionistë që kërkojnë të thyejnë rekorde.
Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të maratonës. /abcnews.al