Edi Reja fton në kombëtare mesfushorin Bruno Telushi

schedule23:00 - 20 Maj, 2019

schedule 23:00 - 20 Maj, 2019

Trajneri i kombëtares shqiptare Edi Reja ka ftuar mesfushorin e Partizanit Bruno Telushi për ndeshjet kundër Islandës dhe Moldavisë. Futbollisti vlonjat është lojtari i tretë në radhët e Partizanit që do të grumbullohet me kuqezinjtë.

Kombëtarj shqiptare do të nis grumbullimin të martën për dy ndeshjet zyrtare ndaj Islandës dhe Moldavisë. Ndryshimet në pankinën kuq e zi pritet të sjell ndryshime edhe në listën e grumbullimit.

Trajneri i kombëtares Edi Reja do të ftojë në skuadër për dy takimet e radhës mesfushorin e partizanit Bruno Telushi. Futbollisti në fjalë ka qenë një ndër pikat më të forta të Partizanit në sezonin aktual ku u shpallen kampion të kategorie superior.

Titulli shërbeu si një asist për futbollistin vlonjat i cili do t’i bashkëngjitet edhe dy lojtarëve të tjerë të Partizanit si Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi. Kjo është hera e parë që Teklushi do të grumbullohet me kombëtaren.

Partizani është skuadra shqiptare që përfaqësohet me tepër me futbollistë në kombëtare. Në kombëtare pritet të ftohen edhe emra të tjerë të rinj që shihen si baza për të ardhmen. Ndryshe nga grumbullimet e mëparshme, trajneri Edi Reja ka vendosur që të fillojë përgatitjet plot 2 javë para ndeshjes së parë. Trajneri Italian pritet të instalojë një frymë të re në ekip pas largimit të Kristian Panuccit./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!