“Edi Ramës i duhet Ilir Meta”, Lita: E dhj*erë por krenare, mazhoranca bëri një prapaktheu të fortë

schedule14:02 - 27 Korrik, 2020

schedule 14:02 - 27 Korrik, 2020

Deputeti i opozitës së re, Korab Lita në fjalën e tij në Kuvend tha se Partisë Socialiste i duhet ende Lëvizja Socialiste për Integrim si “patericë” për zgjedhjet e ardhshme.

Lita tha se PS është humbëse e për këtë i duhet LSI, ndërsa shtoi se mazhoranca bëri një kthesë të fortë sa i përket çështjes së presidentit Meta.

E dhj*erë por krenare, mazhoranca bëri një prapaktheu të fortë në atë që e shiti si luftë të fortë. Ilir Meta drejton de facto LSI-në. Sondazhet e nxjerrin PS-në humbëse.

Edi Ramës i duhet një patericë dhe kush më mirë se këtë punë e bën Ilir Meta. Edi Ramës i duhet Ilir Meta. Edi Rama nuk mund të qëndrojë në pushtet vetëm me votat e socialistëve. Shqipërisë i duhen listat e hapura. Më vjen mirë që edhe PD-ja e kuptoi për listat e hapura dhe koalicione parazgjedhore”,u shpreh Korab Lita.

Lexo edhe: Votohet raporti, Parlamenti “fal” Metën

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!