Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A do ta “shpëtojë” apo “harxhojë” Rama gjeneralin pa spaleta?

schedule15:47 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 15:47 - 10 Dhjetor, 2020

Nga Abcnews.al

Atë që Sandër Lleshaj nuk e bëri për tre ditë, Rama, me të ardhur nga SHBA-të, ku tha se u nis të lobonte për vaksinën anti-Covid, shkoi për ngushëllim në familjen Rasha.

Kryeministri, kreu këtë vizitë pa njoftuar gazetarët dhe nuk u shfaq as tek ERTV, kur ai bashkë me Elisa Spiropalin u futën ën shtëpinë e të ndjerit.

Madje, kryeministri nuk preferoi të fliste as në një media që ndodhej aty në momentin e vizitës duke thënë se do të komunikonte me qytetarët në orën 18:00

Me aktin e ngushëllimit, Rama tenton të marrë përsipër përgjegjësinë morale të vrasjes së një qytetari nga një punonjës i Policisë së Shtetit, për të vazhduar në orën 18:00 me një paqtim edhe me qytetarët, të cilët një natë më parë u gjenden para zyrave të tij dhe të Lleshajt duke i kërkuar këtij të fundit dorëheqjen.

A do të ikë tani ministri Sandër Lleshaj?

Disa javë më parë, Lleshaj e paralajmëroi një gjë të tillë, por më pas e zbuti deklaratën për largim në fund të mandatit duke e përthyer mesazhin me idenë se “të gjithë do të ikim një ditë”.

Praktika e ndjekur deri më tani nga Edi Rama, ka treguar se shefi i qeverisë nuk i largon vartësit e tij në momentin kur ndodhet nën presion duke mos dashur të japë mesazhe dobësie.

Ai ka larguar më parë vartës si Lindita Nikolla apo Besa Shahini, kjo e fundit me dorëheqje, pasi është shfryrë reagimi publik kundër tyre.

Megjithatë, rrethanat e situatës së tanishme nuk i ngjajnë atyre që çuan në largimin e ministrave të tjerë. Qeveria ka përballë një të vrarë nga arma e punonjësit të policisë, rrjedhimisht edhe reagimi i kryeministrit pritet në koherencë me zhvillimet aktuale.

Përtej këtij konteksti, kryeministri Rama, në ekzekutimin e një skenari për largimin e ministrit të Brendshëm për t’u paqtuar me shqiptarët, ka një element ekstra të cilin medoemos do ta marrë në konsideratë.

Ai është Presidenti Ilir Meta.

Përveç kontestimeve për dekretimin e një gjenerali në krye të forcave të rendit, kreu i shtetit është treguar tepër agresiv sëfundmi me retorikën e tij ndaj Ramës, përfshi edhe deklaratën e sotme ku foli për shtet autokrat.

Mbetet për t’u parë pas pak minutash nëse kryeministri do ta shpëtojë apo haxhojë gjeneralin e tij pa spaleta /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!