Edi Rama reagon pas arrestimit të ish-Drejtorit të Burgjeve

schedule18:31 - 21 Tetor, 2018

schedule 18:31 - 21 Tetor, 2018

Vetëm keqardhje ka kryeministri i vendit, Edi Rama, për arrestimin e Arben Çukos këtë të diel, por për qeverinë nuk ka dy qëndrime në raport me ligjin. Në një reagim në Twitter, Rama tha se qeveria ka vetëm një krah, vetëm atë me drejtësinë.

“Keqardhje për A.Çukon po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin,ka vetëm një;s’ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një;s’ka dy fytyra në raport me qytetarët, ka vetëm një! Ne s’jemi e kurrë s’do jemi njësoj si të tjerët. Ne gjithnjë kemi vetëm një krah: DREJTËSINË!”, shkruan kryeministri.

Policia e Shtetit arrestoi  këtë të diel ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko sepse dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.

Arben Çuko u shkarkua nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, më 3 Shtator. Në vend të tij u emërua Stefan Çipa. Sipas Ministrisë së Drejtësisë ndryshimi u bë për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!