Edi Martini: Kukësi ka grupin më të mirë, Tiranën e ka ndihmuar Zoti

schedule23:41 / 17/02/2020

Edi Martini, trajneri i Teutës, është pjesë e panelit në emisionin “Pressing” në ABC News. Shkodrani, i pyetur në lidhje me diferencat në kampionat, fillimisht u shpreh: “Po tregohet në fushë që nuk ka diferenca, edhe pse në letër pritet ndryshe”.

“Kukësi është ekipi që bën futbollin më të mirë. Me atë grup, e kisha parë me lehtë lart. Nisur edhe nga situata që ka kaluar Partizani. Kanë grupin më të mirë”, u shpreh Martini.

“Kundër Tiranës kemi bërë ndeshjen më të mirë tonën, i vumë në vështirësi. Ata i ka ndihmuar Zoti dy ndeshjet e fundit, siç e thotë trajneri i tyre. I mbetemi asaj që është një nga ekipet pretendente të kampionatit”. /abcnews.al

schedule23:41 / 17/02/2020