“Edhe uji i personalizuar”, tjetër klub i Superiores zbret në fushë

schedule20:20 - 18 Maj, 2020

schedule 20:20 - 18 Maj, 2020

Teuta dhe Kukësi kanë kryer seancat e tyre stërvitore sot në Durrës dhe Elbasan, duke njoftuar për këtë gjë dhe në faqet e tyre zyrtare. Një tjetër klub i Superiores ka njoftuar se është rikthyer sot në stërvitje.

Bëhet fjalë për Bylisin, me klubin ballshiot që ka bërë një postim në faqen zyrtare në Facebook: “Sot në fushë! Me masat e marra nga presidenca dhe klubi, rinisim stërvitjen.

LEXO EDHE: Distancim social dhe grup i plotë, Kukësi rikthehet në stërvitje

Stafi dhe lojtarët kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore, por edhe me formën e tyre fizike lojtarët janë “OK”… Edhe uji i personalizuar!”, u shkrua në njoftimin zyrtar të klubit ballshiot./abcnews.al