Pasi te Laçi e Kukësi dolën të gjithë negativë pas testeve për Covid-19, edhe te Teuta e Durrësit ka ndodhur e njëjta gjë. Një ditë më parë, futbollistët dhe stafi i “Djemve të Detit” bënë tamponët dhe sot u kanë dalë përgjigjet.
NJOFTIM – “KF Teuta njofton se pas ritestimeve të ditës së djeshme e gjithë skuadra ka rezultuar negativ prej Covid19. Futbollistët pas ritestimit të ditës së djeshme, sot morën lajmin pozitiv, ku na jepet e drejta e zhvillimit të takimit kundër Beitar FC.
Kujtojmë se takimi mes Teutës dhe Beitar zhvillohet nesër (e ejnte) në ora 16:30, në “Stadiumin Niko Dovana”, në Durrës”, shkruhet në njoftimin e Teutës. / abcnews.al