Shqiptarët e Shqipërisë janë duke hasur pengesa të mëdha për të kaluar në Kosovë për shkak të masave të marra prej qeverisë atje.
Problemi u shfaq ditën e djeshme kur me hapjen e kufirit nag Shqipëria, mijëra shqiptarë të Shqipërisë morën makinat për të kaluar në Kosovë, por papritur atje u përballen me kushtet e policisë së Kosovës, sipas të cilës lejohej futja vetëm për ata që kishin bërë një test dhe kishin dalë negativ brenda katër ditësh ose të qendronin për 7 ditë në karantinë.
Kjo pengesë bëri që gjatë ditës së djeshme të kthehen mbrapsht mijëra qytetarë, ndërsa problemi vijon edhe sot.
Në një reagim për Abc News, zyra e për Informim e Policisë së Kosovës konfirmon se nuk ka asnjë ndryshim tek kushtet e futjes në territorin e Kosovës.
Sipas saj, sot do të lejohen të futen ata që kanë një test negativ të koronavirusit brenda katër ditëve ose nëse futen, duhet të qendrojnë 7 ditë në karantinë.
Përgjigja e zyrës për Informim të Policisë së Kosovës për Abc News:
Qeveria e Republikës së Kosovës, me vendim ka hapur kufijtë tokësor në pikat kufitare; Merdare, Vermicë, Kullë, Hani Elezit, Jarinje dhe Dheu i Bardhë.
Sipas vendimit zyrtar të gjithë personat që hyjnë në territorin e Kosovës, obligohen t’iu nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore.
Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Kosovës dhe posedojnë rezultatin negativ për testin covid-19, jo më të vjetër se 4 ditë nuk i nënshtrohen procedurave të vet izolimit.
Ata që nuk e kanë testin detyrohen të vetë izolohen për 7 ditë.
Policia nuk refuzon hyrjet, por vetëm realizon detyrat sipas procedurave të parapara ligjore dhe zbaton vendimin e Qeverisë.
Zyra për Informim e policise se Kosoves per Abc News