Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Edhe smartphonët më të mirë në botë hackohen në më pak se 5 minuta

schedule01:39 - 10 Nëntor, 2020

schedule 01:39 - 10 Nëntor, 2020

E kush e dinte që hackimi është ndër sportet më fitimprurës të momentit.  Tianfu Cup dhe Pwn20wn janë kompeticione zyrtare të cilat shohin skuadra hackerash etikë të infiltrohen në sisteme, aparate e platforma të famshme.

Në total u fituan $136,000 në çmime në kompeticionin Pwn20wn. Routerat nga TP-Link dhe Netgear ishin ndër aparatet më të famshme të hackuara. 23 vulnerabilitete u gjendën në to, 120 ditë kohë kanë të nxjerrin përditësimet rregulluese derisa problemet të bëhen publike.

Kupa Tianfu u zhvillua në Kinë, me kompeticion më të madh e çmime më të mëdha. Ndër sistemet e hackuara përmenden produkte të famshme si iPhone 11 Pro me iOS 14, Samsung Galaxy S20, Windows 10, Chrome, Safari, Firefox etj.

Secila prej 15 skuadrave kishte 3 tentativa dhe 5 minuta kohë për të zbërthyer objektivin. Po smartphonët më të mirë në botë duan vetëm 15 minuta për t’u penetruar.

Plot $1,210,000 u ndanë mes fituesve ku shifra më e madhe prej $744,500 i shkoi 360 ESG. Përditësimet arnuese priten të dalin në publik së shpejti. /geekroom

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!