Edhe pse të ndarë, Alex Rodriguez e “festoi” ditëlindjen e Jennifer Lopez në këtë mënyrë

schedule13:32 - 27 Korrik, 2021

schedule 13:32 - 27 Korrik, 2021

Pas ndarjes nga Alex Rodriguez, Jennifer Lopez u hodh në krahët e dashurisë së vjetër, Ben Affleck. Këngëtarja udhëtoi së fundmi drejt Francës për të festuar 52 vjetorin e lindjes së bashku me aktorin Affleck. Megjithëse të ndarë, ish basketbollisti ka bërë një lloj urimi të tërthortë për gruan me të cilën planifikonte të martohej.

Ai ka udhëtuar drejt St. Tropez, ku dhe ndodhej këngëtarja me aktorin. Një burim është shprehur se ish çifti kishte planifikuar të festonte ditëlindjen në këtë vend. “Para se të ndaheshin, J.Lo dhe A-Rod kishin planifikuar një udhëtim së bashku në rivierën franceze për ditëlindjen e saj. Ai vendosi të mos i ndryshojë planet dhe ajo gjithashtu shkoi në udhëtim me Benin.”, tha burimi.

Aleks Rodriguez

Ndërkohë e motra e saj, Lynda i dërgoi një urim për ditëlindje, postim të cilit dhe Alex i bëri like. “Shoqja ime më e ngushtë, të dua sa nuk e shpreh dot. Ti më bën të qesh, jap jetën për ty dhe më ndriçon botën e më inspiron. Ndonjëherë nuk mund ta besoj që kam qenë kaq me fat që Zoti të solli ty në jetën time. Gëzuar ditëlindjen”, shkroi ajo. /abcnews.al