Edhe pse nën hetim, kompanitë e industrisë së rëndë në Elbasan vijojnë punën të pashqetësuara

schedule22:12 - 12 Nëntor, 2021

schedule 22:12 - 12 Nëntor, 2021

Ndotja vijon të jetë një problematike thelbësore për qytetarët e Elbasanit dhe rrethinat. Kompanitë që ushtrojnë aktivitetin e industrisë së rëndë në Njësinë Administrative Bradashesh vijojnë të punojnë të pashqetësuara edhe pse prej javësh janë nën hetim.

Kjo pasi pas disa vëzhgimeve që ka kryer ABC në zonën industriale prej një viti, Prokuroria e Elbasanit nisi zyrtarisht hetimet. Edhe pas disa vëzhgimeve që ka kryer ABC në zonën industriale prej një viti, pas të cilave Prokuroria e Elbasanit nisi zyrtarisht hetimet.

Që puna vijon ende, shihet qartë edhe në fotot e publikuara nga deputetja e Partisë Demokratike, Asc.Prof Zheni Gjergji.

Bashkë me fotot, Gjergji shkruan: “Elbasanasit nuk e meritojnë ! Nuk meritojnë të mbyten, helmohen e vdesin nga tumoret ndërkohë që të tjerë pasurohen! Ora 21.32.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!