Claudia Schiffer vazhdon të jetë një nga femrat më ‘të nxehta’ të shoëbiz-it ndërkombëtar, ndonëse vitet ikin.
Në muajin gusht, ajo mbushi plot 50 vjeçe, por duket se ish-supermodelja gjermane nuk njeh moshë.
Së fundmi, Claudia ka treguar se e nis ditën me një dush, ndërsa pastaj vë një krem hidratues. Këtë e bën domosdoshmërish me lëvizje masazhuese, në mënyrë që të nxisë qarkullimin e gjakut.
“Konsideroj se masazhi i fytyrës është sekreti i lëkurës së bukur, një ritual i nevojshëm kundër plakjes”, ka shpjeguar Schiffer.
Më pas, vë serum dhe vaj, ndonjëherë vë edhe maskë për detoksikim. Për larje shfrytëzon kripëra për detoksikim, ndërsa me vete gjithmonë mban një balsam për buzë, sepse i thahen shpejt.
Veç kësaj, bukuroshja pi shumë ujë dhe çaje bimore. Për më shumë, Claudia këshillon se për fytyrë të bukur nevojitet edhe shumë gjumë. l.k/abcnews.al