Edhe një tjetër gjeneral rus i vrarë nga ushtria ukrainase

schedule15:22 - 11 Mars, 2022

schedule 15:22 - 11 Mars, 2022

Ushtria ukrainase ka deklaruar se ka vrarë një gjeneral  të lartë rus. BBC shkruan se gjenerali i lartë Andrei Kolesnikov ishte komandant I ushtrisë së 29-të të grupit ushtarak lindor të Rusisë, sipas Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës.

Megjithatë rrethanat e vdekjes së gjeneralit rus nuk dihen ende, ndërsa nga pala ruse nuk ka ende një koment në lidhje me ngjarjen.

Lexo edhe: LIVE/ 16 ditë luftime, trupa rivendosen për sulme, Putin mund të përdorin armë kimike; Ukraina akuzon Rusinë për terrorizëm bërthamor

Të paktën dy gjeneralë të tjerë të së njëjtit nivel thuhet se janë vrarë që nga fillimi i luftës, e cila nisi më 24 shkurt të këtij viti, kur ushtria ruse hyri në territorin ukrainas.

Sot konflikti Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e 16-të të luftimeve, ndërsa bota vazhdon përpjekjet e saj për të zgjidhur krizën në Ukrainë.

Këshilli i BE-së vazhdoi diskutimet këtë mëngjes në Versajë për Ukrainën, ndërsa nënpresidentja e SHBA Kamala Harris vazhdon turneun e saj në Evropë dhe niset për në Rumani.
Ministri i Bujqësisë i G7 do të takohet për të provuar dhe për të gjetur se si të stabilizohen çmimet e ushqimeve.
Brenda Rusisë, Duma (parlamenti rus) mblidhet edhe një herë për të shqyrtuar masat për të stabilizuar ekonominë e saj pas sanksioneve të rënda dhe Vladimir Putin do të presë homologun e tij bjellorus në Kremlin, përpara se të telefonojë liderin finlandez./abcnews.al/