Erling Haaland është një nga sulmuesit më të fortë në Evropë. Vetëm 20 vjeç por norvegjezi potent po tregon se ka aftësi të madhe për të dërguar topin në rrjetë. Interesimi nuk mungon, por Dortmund kërkon shumë miliona për ta lënë të lirë.
Kriza ndikon që klubet e mëdha të mos hapin thesin për Haaland, i cili flet rreth së ardhmes së tij në prononcimin e dhënë për Jan Ange Fjortoft. Edhe një sezon do e shohim në “Signal Iduna Park”, ndërsa verën e vitit 2022 aktivizohet klauzola dhe mjaftojnë 75 milion euro për ta blerë.
“Në klub janë të sigurt që do të qëndroj me 100% edhe sezonin e ardhshëm? Kam një kontratë me Dortmundin (2024) dhe dua të tregoj respekt. Kualifikimi në Champions League ka qenë shumë i rëndësishëm për mua.
Kam shumë dëshirë të luaj në këtë kompeticion, kam objektiva të mëdha për të arritur me këtë skuadër“, thekson vikingu, i cili këtë sezon e mbylli në kuotën e 40 golave. /abcnews.al