Edhe një javë pa autobusë, Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban: Nuk jemi gati të operojmë

schedule10:46 - 15 Qershor, 2020

schedule 10:46 - 15 Qershor, 2020

Hapja e Transportit Publik u shty edhe me një javë. Vendimi u mor Dashnor Memajn nga shoqata e Transportit Urban dhe Inter urban në studion e “ABC News” ka folur për problematikat dhe vendimin për tu rikthyer në punë.

Memajn tha se me këto kapacitete është e pamundur që të respektohet protokolli, “Ne nuk jemi gati të dalim në operim me këtë gjendje”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu theksoi se nuk është kërkuar rritje e çmimit të biletave, por shtoi se janë në pritje të një zgjidhjeje.

Në rastin urbaneve, protokolli thotë që të ruhet distanca, por në këto kushte kjo është e vështirë për tu arritur. Drejtoria e Shërimit të Transportit Rrugor ka qenë mbështetësja jonë.

Kemi dërguar disa kërkesa, qytetarët të udhëtojnë pa para. Kërkuam heqjen e akcizës së naftës. Kërkesë tjetër ishte edhe zbritja e pragut të TVSH. Kjo do t’i jepje një frymëmarrje reale”, tha më tej Memajn.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!