“Edhe nënës time i vinte turp nga trupi im”, transformimi shokues në Doktor Plastik i 33-vjeçares

schedule22:11 - 8 Korrik, 2022

schedule 22:11 - 8 Korrik, 2022

Një 33-vjeçare nga qyteti i Fierit vjen me një rrefim shokues dhe tranaformim po aq shokues ne episodin e ri të Doktor Plastik. Denisa Musaj, një 33-vjeçare nga Fieri gjatë adolehencës arrin një peshë mbi 120 kg. Në fillim e pavetëdijshme për çfarë po i ndodhte trupit të saj Denisa vazhdoi të shtojë edhe më shumë derisa pesha e saj u bë një problem në familje por dhe për vete Denisën. “Edhe nënës time filloi t’i vinte turp nga trupi im”. Por pesha e saj kishte dalë jashtë kontrollit gjë që e detyroi të bënte një ndërhyrje për të zvogëluar stomakun. Si rezultat humbet gati gjysmën e peshës së trupit duke arritur 60 kg. Kjo humbje drastike i la pasoja të mëdha në varjen e lëkurës dhe gjoksit.

Në konsultën me Dr. Rezarta Kapaj në Spitalin Amerikan 2, doktoresha vendosi një kombinim ndërhyrjesh: lifting gjoksi dhe zmadhim gjoksi me protezë dhe abdomenoplastike. Dhe rezultati padiskutim i ndryshoi trupin dhe përmirësoi cilësinë e jetës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!