Në garën për vendin e tretë në Kampionatin Europian për volejbollin në plazh, atletet norvegjeze kanë veshur pantallona të shkurtra duke kundërshtuar uniformën “bikini” të cilën e konsiderojnë ofenduese. Por tashmë ato rrezikojnë skualifikimin.
Që nga gara e parë kanë kundërshtuar me mbështetjen e trajnerit, uniformën e parashikuar nga rregullorja, e cila nuk duhej të mbulonte barkun më shumë se 10 centimetra. Kapitenia e ekipit kombëtar norvegjez për femra në volejboll e kishte komentuar këtë si një vendim ofendues dhe poshtërues.
Në këtë mënyrë në përballjen e fundit për vendin e tretë kundër Spanjës, në Europianin e volejbollit për femra në Bullgari, atletet e kombëtares së volejbollit të plazhit, u prezantuan me pantallona të shkurtra, duke kundërshtuar rregulloren dhe duke rrezikuar skualifikimin.
Norvegjezet fituan vendin e tretë pavarësisht paralajmërimeve për gjoba dhe skualifikim nga federata ndërkombëtare, për mosrespektimin e rregullores. Por ato morën mbështetjen e kolegeve suedeze.
Federata kombëtare u vetofrua të paguajë gjobën, duke mbështetur këtë çështje që i vendos në të njëjtin plan atletët e të dyja gjinive. Por federata ndërkombëtare po vlerëson ende skualifikimin e mundshëm. /abcnews.al