Koalicioni Madhështor apo farsë madhështore? Pas Metës, një tjetër parti aleate ka dalë kundër Berishës për rinumërimin e votave të kandidatëve të listës së hapur.
Pasi Aulon Kalaja u refuzua në KAS nga votat e anëtarëve demokratë, Partia Lëvizja e Legalitetit ka marrë në mbrojtje kandidatin nën siglën e saj në listën e PD.
Oborrtarët mbretërorë të Ahmet Zogut akuzojnë se kandidatit të tyre i janë vjedhur votat brenda llojit në Durrës. Meqenëse Kalaja sipas KAS nuk legjitimohej si palë ankuese si kandidat, kjo parti ka ndërhyrë si subjekt politik i koalicionit të Aleancës për Shqipërinë Madhështore duke bërë vetë kërkesën.
Në garën për mandatin e 6-të në Durrës, Aulon Kalaja humbi për një diferencë me 1 mijë vota ndaj rivalit të tij brenda llojit, ish-prokurorit Arian Ndoja i konvertuar në demokrat.
Por tashmë pas kandidatëve të PD si Ilir Alimehmeti, edhe partitë aleate janë të sigurta se Berisha u ka vjedhur votat.
Të hënën, Partia e Lirisë kërkoi në KAS rinumërim votash për Kavajën. Ndonëse opozita e fitoi këtë Bashki, Ilir Meta këtu mori vetëm 113 vota. Në ankesë evidentohet parregullsi në numërimin e votave për kandidatët preferencialë të listës së hapur. Dhe Meta, nuk ia doli të ishte ndër më të votuarit, duke humbur shansin të marrë mandatin e 13-të, bashkë me të dhe lirinë nga qelia./abcnews.al

