Laçi ka bërë afrimin e parë në merkato pas disa largimeve. Bardhezinjtë kanë arritur akordin me Luka Cucin, i cili luan si mbrojtës dhe mesfushor i djathtë.
23-vjeçari ka dalë nga klubi i Partizanit të Beogradit, ekip me të cilin fitoi Kupën e Serbisë në vitin 2018. Cucin ka luajtur me kombëtaret e moshave të Serbisë (U16, U17, U18).
Anësori i djathtë firmosi me Vojvodinën sezonin e kaluar, por në janar u transferua në Bosnje te Borac Banja Luka, ekip me të cilin zhvilloi tetë ndeshje.
Supersport konfirmon marrëveshjen e drejtuesve kurbinas me Cucin, i cili ka luajtur edhe me klube si FK Indija, Spartak dhe Teleoptik.