Edhe gazetarët cilësohen si agjentë të huaj, Parlamenti rus miraton ligjin

schedule13:32 - 22 Nëntor, 2019

schedule 13:32 - 22 Nëntor, 2019

Parlamenti rus miratoi amendamentet kontroverse të ligjit për median, duke lejuar autoritetet ruse të cilësojnë si agjentë të huaj dhe individë të caktuar si gazetarë dhe blogerë.

“Amnesty International” dhe “Reporterët pa kufij” e cilësuan projektin si një hap më shumë drejt kufizimit të mediave të lira dhe të pavarura.

Pro amendamenteve votuan 311 deputetë, ndërsa 4 abstenuan. Ligji i ri duhet të miratohet nga senati dhe më pas të firmoset nga presidenti rus Putin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!