Edhe Bashkia e Patosit shpërndan libra falas për klasat e pesta

schedule14:27 - 18 Shtator, 2018

schedule 14:27 - 18 Shtator, 2018

Pas bashkisë së Fierit edhe bashkia e Patosit ka subvencionuar librat e klasave të pesta. Kryetarja e bashkisë ka dhuruar në mënyrë simbolike librat në shkollën e Zharrezës. Sipas Rajmonda Balilit, nga kjo nismë përftitojnë 260 fëmijë në të gjithë bashkinë me një vlerë prej 7 milion lekësh te vjetra. Nisma për libra falas për klasat e pesta është ndërrmarë vetëm nga dy bashkitë e lartëpërmendura, ndërkohë që qeveria shqipatare mundësoi libra falas për të gjithë fëmijët e klasave fillore nga e para në të katërtën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!