Të gjithë e mbajnë mend Edgar Davids, ish-mesfushorin e njohur të Juventusit, Interit, Ajax, Barcelonës dhe kombëtares holandeze.
47-vjeçari po punon për momentin si zv trajner i Telstar, ekip që garon në divizionin e dytë të futbollit tulipan. Detyrë që do e lërë shpejt për t’u bërë trajner i parë në Portugali.
A Bola raporton se Davids ka arritur akordin për drejtimin e Olhanense, ekip që është pjesë e divizionit të tretë të futbollit luzitan.
Davids ka fluturuar drejt Portugalisë dhe në orët e ardhshme pritet zyrtarizimi i uljes së tij në pankinën e Olhanense. /abcnews.al