Eden Hazard thyen heshtjen, Interi ëndërron Dybalan

schedule23:35 - 5 Shkurt, 2019

schedule 23:35 - 5 Shkurt, 2019

Eden Hazard thyen heshtjen, pasi ka bërë të ditur se ka marrë vendimin për të ardhmen, por nuk ka zbuluar nëse do të qqndrojë tek Chelsea, apo do të kalojë tek Real Madrid. Interi ëndërron nënshkrimin me yllin e Juventusit, Dybala.

Eden Hazard thyen heshtjen. Ylli belg i skuadrës së Chelseat është prononcuar në lidhje me të ardhmen e tij shumë të diskutuar. 28 vjeçari tha se e ka marrë vendimin rreth te ardhmes së tij por nuk pranoi ta bënte publike. Shanset që ai të qëndrojë me blutë e Londrës pas perfundimit të këtij sezoni janë shumë të pakëta. Destinacioni i tij i radhes është Reali i Madridid. Kampionët në fuqi të Europës kërkojnë ta përqëndrojnë lojën nën këmbën e artë atë sulmuesit belg. Hazard pritet të jetë pikë referimi tek madrilenët që janë zhgënjyer nga performanca e Gareth Bale.

Roma po zhvillon një nga sezonet më të dobëta në vitet e fundit por nuk po mund të themi të njëjtën gjë për të riun premtues Nicolo Zaniolo. 19 vjeçari është shëndërruar në nje nga lojtaret kyç të formacionit të verdhekuqve duke zhvilluar paraqitje mbresëlënëse.  Drejtuesit e Romës kërkojnë të rinovojnë me Zaniolon pasi e shohin si një garanci për të ardhmen. Zaniolo u transferua tek Roma verën e kaluar nga skaudra e Interit si pjesë e marrëveshjes për kalimin e Naingolan tek Interi.

Mbrojtësi i skuadrës së Ajaksit, De Ligt ka folur rreth të ardhmes së tij. 19 vjeçari ka ofertë nga klubet më të mëdha europiane ku kryesojnë Juventus dhe Barcelona. Holandezi mendohet se ka një marrëveshje verbale me drejtuesit e bardhezinjve por ka qenë vetë lojtari që ka mohuar gjithçka. Ai tha se nuk ka asgjë të vërtetë mbi një akord me skuadren italaine dhe pjesa më e madhe e atyre që qarkullojnë janë gënjeshtra.

Interi mund të bëjë transferimin e çmendur në merkaton e  verës. Zikaltërit kërkojnë të përfitojnë nga kriza  e sulmyesit argjentinas Paulo Dybala dhe skuadrës së Juventusit. 24-vjeçari u largua nga stioli drejt dhomave të zhveshes duke mos pritur përfundimin e ndeshjes mes Juventuisit dhe Parmës. Një veprim që ka irrituar jo pak kampin bardh e zi. Njeriu që e solli Dybalen tek Juventus, Beppe Marota sot pjesë e Interit, mund të gjejë lehtësisht akordin me fantazistin argjentinas. Gjithsesi arkat e klubnit zikaltër do të boshatiseshin pasi Juventus kurrsesi nuk mund të heqë dorë për mq pak se 100 mln euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!