Eden Hazard: Dua të luaj më shumë

schedule15:34 - 23 Shtator, 2022

schedule 15:34 - 23 Shtator, 2022

Pas fitores 2-1 ndaj Uellsit, Hazard ka folur edhe për periudhën që po përjeton te Real Madrid.

“Ka pasur momente të vështira sepse dua të luaj dhe nuk luaj. Ndihem mirë në këtë klub, kur luaj pak nuk mund të bëj mirë, është një situatë delikate sepse dua të luaj më shumë. Nuk jam i habitur për nivelin që kam treguar pasi do të duhej të aktivizohesha më shumë, por kam besim te talenti im.

Unë e di shumë mirë se çfarë jam i aftë të bëj nëse më jepen minutat e duhura në fushën e lojës, dua të kem numrin maksimal të aktivizimit dhe të shkoj në Kupën e Botës në formën më të mirë”, u shpreh Hazard./h.ll/abcnews.al