Perandoria e Ed Sheeran ka kapur një vlerë prej 61.5 milion £, pas blerjes së disa shtëpive të reja gjatë izolimit. Këngëtari që kryeson chartet botërore ka paraqitur dokumentet e blerjeve të reja nën dy firmat e tij, Maverick Properties Limited dhe Maverick Commercial Properties Limited, që kapin vlerën e 4.5 milion £.
Në shkurt, The Sun raportoi se ylli i muzikës pop kishte 27 shtëpi, banesa dhe prona tregtare, përfshirë pasurinë në Suffolk, restorantin Bertie Blossoms dhe një rezidencë në Londër ku ai qëndron. Sheeran thuhet se bleu gjithashtu dy pronat fqinje në rezidencën e tij në Londër prej 19.8 milion £ pasi kishte ankesa në lidhje me zhurmën.
Mendohet se ai pagoi 4 milion £ për dy shtëpitë në të dy anët e rezidencës së tij në mënyrë që të ‘ndalonte ankesat’. Artisti është i martuar me Cherry Seaborn, me të cilën ka edhe një vajzë me emrin Lyra. xh.d/abcnesws.al