Ed Sheeran u bë baba për herë të parë para 10 muajsh. Bashkëshortja e tij Cherry Seaborn solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë Lyra Antartica. Ky emër ishte vërtetë shumë i veçantë dhe i surprizoi të gjithë.
Së fundmi artisti është shfaqur në një emision ku ka folur për eksperiencën e parë si baba dhe marrëdhënien e tij me Courteney Cox. Ai ka shpjeguar edhe kuptimin pas emrit të vajzës.
Ed Sheeran ka treguar se zgjodhi Antartica si emër të mesit për vajzën, sepse në fund të vitit 2019-të ai udhëtoi në Antarktikë dhe se ky ka qenë vendi kryesor në listën e dëshirave për të vizituar.
Ndërsa për emrin Lyra, ai u shpreh se dëshironte t’i vendoste të bijës një emër unik, që të mos e kishte askush tjetër.
“Kam kuptuar që për disa njerëz ky emër është i çuditshëm. Por gruaja ime quhet Cherry dhe mendoj se ajo është Cherry i vetëm që kam njohur në jetën time dhe doja që t’i vendosja asaj një emër unik”, shtoi Ed./abcnews.al