Ed Sheeran është shprehur se me ardhjen në jetë të vajzës së tij ndryshoi komplet stili i jetesës. Krijuesi i hitit të “Bad Habits” dhe gruaja e tij Cherry Seaborn mirëpritën vajzën e tyre Lyra në gusht të vitit të kaluar. Ai tha se të qenurit baba e motivoi të hiqte dorë nga ushqimet e pashëndetshme me të cilat kishte jetuar prej vitesh.
Ed gjithashtu pranoi se e dinte pse ishte mbipeshë dhe se ende i shijon të gjitha ushqimet që dikur preferonte, megjithëse tani i konsumon me moderim. Këngëtari 30-vjeçar tha se nevoja e tij për të ndryshuar dietën e tij erdhi kur gruaja e tij ishte shtatzënë.
Ai shpjegoi për gazetën The Sun: “Lyra ka qenë motivimi më i madh për sa i përket detoksifikimit të jetës sime dhe mendoj se është një ndryshim që të gjithë duhet të kalojnë nëse janë prindër.”, u shpreh këngëtari. Kujtojmë që Sheeran ka rezultuar me virus bashkë me të bijën një vjeçare. /abcnews.al