Ed Sheeran: Inteligjenca artificiale më duket e çuditshme, të gjithë do të mbeten pa punë

schedule15:29 - 8 Gusht, 2023

schedule 15:29 - 8 Gusht, 2023

Ed Sheeran ka zbuluar mendimet e tij për përdorimin e inteligjencës artificiale në muzikë, duke e përshkruar teknologjinë si “të çuditshme”. Këngëtari britanik ka folur për inteligjencën artificiale gjatë një interviste për Audacy.

Ajo që nuk e kuptoj për inteligjencën artificiale është se për 60 vitet e fundit, filmat e Hollivudit ju kanë thënë: “Mos e bëj”, dhe tani të gjithë po e bëjnë këtë. Ndaj u them atyre: “A nuk i keni parë filmat ku ajo na vret të gjithëve?”. Nuk e di pse ju duhet ajo. Nëse i heq një punë një qenieje njerëzore, mendoj se është shumë keq”, vuri në dukje ai, kur u pyet nëse ka parë ndonjë nga projektet muzikore të AI që po bëhen gjithnjë e më popullore në rrjetet sociale.

“Çështja e shoqërisë është që të gjithë të punojmë. Nëse gjithçka bëhet nga robotë, të gjithë do të mbeten pa punë. Inteligjenca artificiale më duket paksa e çuditshme. Por ChatGPT … pse jo?”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!