Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm e ka nisur me një postim nga avioni “AirAlbania” brenda të cilit erdhën udhëtarët e parë nga Londër në Rinas dhe më pas në aeroportin e Kukësit ‘Zayed, Flatrat e Veriut’. “Mirëmëngjes dhe me këto dy foto nga çasti i hapjes së Aeroportit Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”, ju uroj një ditë të mbarë “, shkruan Rama.
Po ashtu Rama ka publikuar foto edhe me njërin prej emigrantëve, i cili quhet Eduard Rama, por kryeministri e quan Edi i PD.
“Dy adashë. Majtas Ed Rama i PD, kuksian Londre, djathtas Ed Rama i PS, katunar Surreli”, shkruan Rama. /abcnews.al/