Chelsea arriti një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme përballë Everton në “Stamford Bridge”. Të besuarit e Thomas Tuchel triumfuan me rezultatin 2-0 dhe tashmë e shikojnë veten në vendin e katërt të renditjes me 50 pikë, katër më pak se vendi i dytë që mbahet nga Manchester United.
Ndeshja e djeshme ishte e pesta radhazi në shtëpi që londinezët nuk pësojnë gol në shtëpi, duke vendosur kështu një rekord për teknikun gjerman. Kështu Tuchel bëhet i pari trajner në historinë e Premier League që e mban portën të paprekur në pesë ndeshjet e tij të para në shtëpi.
Diçka e tillë nuk ndodhte që nga viti 2015 për Chelsean dhe mesa duket tashmë gjërat po shkojnë më së miri në kampin blu. Ata kanë plot 11 ndeshje që nuk e njohin humbjen, që kur në stol u ul Thomas Tuchel. /abcnews.al