Ministri i financave Petrit Malaj dhe guvernatori Gent Sejko kanë nisur takimet në ëashington në kuadër të takimeve të Vjeshtës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore. Gjatë takimeve u ndanë me përfaqësues të disa institucioneve bankare ndërkombëtare dhe agjencive vlerësuese, si JP Morgan, Moody’s dhe Standard & Poors, progresi ekonomik të Shqipërisë.
“Reformat që po ndërmarrim, veçanërisht sa i takon mirëmenaxhimit të borxhit publik, janë tregues të besimit gjithnjë në rritje të investitorëve të huaj.”
Ministri i financave dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko zhvilluan një takim edhe me Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN, Riccardo Ercoli. Ndërsa u diskutua mbi prioritetet e mandatit të ri qeverisës, progresin drejt integrimit në BE, ecurinë e ekonomisë shqiptare, si dhe parametrat e qëndrueshëm makroekonomikë.
Ekonomia shqiptare po shihet gjithnjë e më shumë si një destinacion për investime të sigurta dhe të qëndrueshme nga partnerët tanë ndërkombëtarë./abcnews.al

