Ecin 3 km për në shkollë, fëmijët në Kukës në protestë, kërkojnë transport

schedule20:08 - 19 Tetor, 2021

schedule 20:08 - 19 Tetor, 2021

Këta fëmijë të lagjes “Kroi i Kuq” për të shkuar në shkollë ecin 3 km nga Kukësi në Bicaj. Shkolla e tyre po restaurohet dhe janë transferuar në shkolla të tjera. Po rruga që përshkruajnë është e rrezikshme dhe burim aksidenti.

Kemi frikë se na shtypin makinat s’ka as trotuare”.

“Është larg shkolla prej shtëpisë tonë. Ikim në këmbe”

“Kam e këtë fëmijë të vogël se coj dot vetëm ska trotuar nuk rrezikoj jetën e fëmijëve”.

“Kur të ndodhe ndonjë aksident do vijnë të hapin totuarin kush do bëhet kurban”.

Prindërit prej dy ditësh nuk i kanë dëguar në shkollë fëmijët e tyre dhe kërkojnë t’ju sigurohet transport.

“Çuni i rritur, të na fusin një autobus se vijmë natën në 7”.

“S’ka kush e merr dhe ta sjellë duam, s’kemi makinë”.

“Të na venë transport, do ti mbajmë tek shtëpia skemi si ti çojmë”.

Nëse kjo kërkesë nuk merret parasysh nga Drejtoria e Arsimit banorët thonë se nuk do dërgojnë fëmijët në shkollë. Abcnews.al