Këta fëmijë të lagjes “Kroi i Kuq” për të shkuar në shkollë ecin 3 km nga Kukësi në Bicaj. Shkolla e tyre po restaurohet dhe janë transferuar në shkolla të tjera. Po rruga që përshkruajnë është e rrezikshme dhe burim aksidenti.
“Kemi frikë se na shtypin makinat s’ka as trotuare”.
“Është larg shkolla prej shtëpisë tonë. Ikim në këmbe”
“Kam e këtë fëmijë të vogël se coj dot vetëm ska trotuar nuk rrezikoj jetën e fëmijëve”.
“Kur të ndodhe ndonjë aksident do vijnë të hapin totuarin kush do bëhet kurban”.
Prindërit prej dy ditësh nuk i kanë dëguar në shkollë fëmijët e tyre dhe kërkojnë t’ju sigurohet transport.
“Çuni i rritur, të na fusin një autobus se vijmë natën në 7”.
“S’ka kush e merr dhe ta sjellë duam, s’kemi makinë”.
“Të na venë transport, do ti mbajmë tek shtëpia skemi si ti çojmë”.
Nëse kjo kërkesë nuk merret parasysh nga Drejtoria e Arsimit banorët thonë se nuk do dërgojnë fëmijët në shkollë. Abcnews.al