Kompania e fluturimeve me kosto të ulët EASY JET më 28 Nëntor do të nisë fluturimet nga aeroporti i Malpensës në Milano drejt atij “Nënë Tereza”, në Tiranë. Seenews që publikon lajme dhe analiza për profesionistet e biznesit, financave dhe industrisë e ka bërë të ditur në faqen e saj online. Avionët e EASY JET do të fluturojnë dy herë në javë, të enjten e të dielën. Biletat tashmë janë në dispozicion për shitje, njofton kompania. Aktualisht EASY JET kryen fluturime nga Tirana për në Gjenevë të Zvicrës.