Sot është Dita Botërore e Tokës, e caktuar kështu nga OKB si përpjekje për të shëruar planetin nga rreziqet që paraqësin një kërcënim serioz për jetën në tokë. 2018 është caktuar si viti i luftës kundër ndotjes nga plastika.
Një ditë në përpjekje për të shëruar plagët e tokës. Ky është qëllimi i vendosur për Ditën botërore të Tokës, e cila tani, në edicionin e saj të 48-të, mobilizon mbi një miliard njerëz në 193 vende të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky është një zhvillim që bëhet për të zhvendosur fokusin në rreziqet që kalon planeti ynë.
Tema e edicionit të 2018-ës është lufta kundër ndotjes plastike: çdo minutë, ekuivalenti i një kamioni të plotë përfundon në det. Në një vit, 8 milion ton. Vetëm në mes të Paqësorit, midis Kalifornisë dhe Haëaii, lundron një ishull i madh plastik tri herë sa Franca. Për të mos përmendur pastaj mbeturinat që mbeten në tokë. Kudo, plastika e pashkatërrueshme ndot tokën, ujin dhe (nëse digjen) ajrin, mbyt dhe helmon kafshët dhe bimët, hyjnë në zinxhirin ushqimor dhe përfundojnë në tryezat tona.
Në fakt, një nga objektivat e OKB-së mbetet ajo e sensibilizimit të individëve. Sipas ekspertëve kjo fillon nga gjeste të vogla, me reduktimin e sistemeve të ngrohjeve dhe ftohjeve të banesave. Më pas për të vazhduar me luftën kundër shpërdorimeve, nga ajo e energjisë elektrike deri tek uji i pijshëm dhe ushqimit. Gjithashtu kërkohet përdorimi në mënyrë inteligjente i mjeteve të transportit. /abcnews.al