Mediat në Greqi kanë publikuar pamje nga vendi ku humbi jetën tragjikisht një 9-vjeçar me origjinë shqiptare. Fëmija humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymë elektrike në kondicionerin e një hoteli.
Sipas raportimeve, ai ishte duke luajtur me shokët në momentin që ishte fshehur pranë kondicionerit që ndodhej shumë pranë tokës. Për fat të keq, 9-vjeçari ra në kontakt me rrymën elektrike që i mori jetën në vend.
Sipas banorëve të zonës, ngjarja ndodhi para syve të shokëve të 9-vjeçarit. Ata më pas vrapuan për të njoftuar prindërit e tij. Sipas informacioneve, pajisjet për ajrin e kondicionuar ndodheshin jashtë hotelit dhe të pambrojtura, shumë pranë shtëpisë dhe lagjes së 9-vjeçarit fatkeq.
Ngjarja ndodhi në Tsilivi ndërsa pronari i hotelit dhe një elektricist janë vënë në pranga. s.b/abcnews.al/