Është gjetur vajza e mitur e cila u denoncua si e zhdukur nga familjarët ditën e premte në Fushë Kosovë. Sipas policisë së Kosovës, vajza e mitur është gjetur në Gjakovë, ku edhe është arrestuar një person që dyshohet dhe akuzohet për sulm seksual.
Ngjarja për zhdukjen e vajzës është raportuar të premten rreth orës 10:00 në “Lagjen 28”, në Fushë Kosovë.
Ndërkohë policia e Kosovës po punon për të zbardhu të plotë këtë ngjarje të rëndë. /abcnews.al/