“E zhdëpte gruan në dajak”, fqinjët për Zhidrun: Ziheshin e griheshin, problematik edhe në pallat

schedule11:50 - 25 Shtator, 2020

schedule 11:50 - 25 Shtator, 2020

Detaje të tjera zbulohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan pasditen e së enjtes. Gazetarja e Abc News, Xhensila Kodra nga vendi i ngjarjes raporton se e para që shkoi në polici për ta denoncuar rastin ishte bashkëshortja e 71-vjeçarit.

Më pas, në orë të para të mëngjesit janë parë familjarë dhe të afërm të viktimës.

Siç raportoi gazetarja, bashkëshortja ka pohuar se do të kërkojë drejtësi për të ndjerin. Po ashtu, mësohet se ajo është liruar nga policia, ndërsa trupi është tërhequr nga ana e familjarëve.

Ndërkohë banorë të pallatit kanë treguar se në minutat e para ka qëlluar në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa janë shprehur së viktima ishte njeri problematik.

Ajo që bie në sy është se pjesa më e madhe e tyre rrëfejnë se Lefteri e keqtrajtonte bashkëshorten.

Një nga fqinjet e familjes shpereht për Abc News:

“Shumë problematik ishte. Problematik me njerëzit te pallati. Me të shoqen, ziheshin, griheshin, e zhdapte gruan në dajak. Shumë i keq. Për gocen nuk e di a ka qenë e dhunuar. Zihej me pallatin të gjithë. E gjet nga e vetja ai. Ta mbajmë mend çfarë kemi heq.”

Kurse një tjetër fqinje, u shpreh se 71-vjeçari përpara se të ngjarja të përshkallëzonte ishte duke bërë sherr me të shoqen.

“Goca bërtiste. Pastaj iku gruaja iku, shkoi në polici.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!