Një person humbi jetën në Roskovec, pasditen e kësaj të mërkure. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:40 në lagjen Nr. 2 të qytetit. Viktima është një 35-vjeçar me iniciale G.D. Ai ishte punonjës i firme kabllori dhe ka rënë nga shtylla ku po punonte.
Paraprakisht dyshohet se 35-vjeçari ka rënë nën tensionin e energjisë elektrike gjatë kohës që po punonte. Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes së rëndë./abcnews.al